FRPD anëtarësohet në PPE, Basha reagon me krenari

Forumi Rinor i Partisë Demokratike  është zgjedhur anëtare me të drejta të plota në forumin zyrtar studentor të Partisë Popullore Europiane, familjen e madhe të EDS.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të PD Lulzim Basha i cili përmes një postimi ka uruar FRPD për anëtarësimin duke theksuar se ndihet krenar.

“Përgëzime Forumit Rinor të Partisë Demokratike për anëtarësimin me të drejta të plota në bashkimin studentor të Partisë Popullore Europiane, familjen e madhe të EDS. Kjo është një mundësi e bukur për çdo të ri shqiptar që dëshiron të jetë pjesë e rrjetit studentor europian me të drejta të plota.

Të rinjtë janë shpresa, energjia dhe frymëzimi për të triumfuar mbi çdo pengesë e sfidë që kemi përpara. Sa më shumë mundësi për të rinjtë, aq më e mirë do të jetë e nesërmja. Krenar per FRPD, krenar për të rinjtë dhe të rejat e mekullueshme shqiptare”, shkruan Basha krahas fotove të FRPD në forum.