Fruthi në Maqedoninë e Veriut, preket personeli mjekësor

Fruthi është përhapur goxha në Maqedoninë e Veriut, ku së fundi 5 persona të një personeli mjekësor në Strugë janë infektuar nga virusi.

Mësohet se mes tyre, janë një infermiere dhe një mjek.

Menjëherë janë marrë masat, ku të prekurit po trajtohen.  Ndërkohë, që nga fillimi i vitit 2019, numri i të prekurve është rritur, ku vetëm në janar shënohen 12 raste.

Autoritetet maqedonase kanë paralajmëruar qytetarët për të bërë vaksinat fëmijëve, që mos të infektohen nga fruthi./real-news.tv