20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Maj, 2024

TË FUNDIT

Fryhet administrata e bashkive / Rritje me gati 1000 punonjës në 2017, kryeson Durrësi

spot_img

Të dhënat tregojnë një rritje të ndjeshme të të punësuarve në administratën lokale në vendin tonë.

Numri i të punësuarve në tërësi në pushtetin lokal është rritur me 779 të tillë në rang republike.

Ndërkohë, vetëm për bashkitë dhe njësitë administrative rritja fiksohet në 954 të tillë, për të prekur 14946 të punësuar në total, nga 13992 të vitit paraardhës.

Të punësuarit në nivel qarku janë pakësuar, thonë shifrat zyrtare të Instat.

Por, cilat janë bashkitë që udhëheqin trendin e fryrjes së administratës lokale?

Në vend të parë të padiskutueshëm është Durrësi, qark në të cilin bashkitë dhe njësitë administrative kanë rritur stafin me plot 196 punonjës.

Rritja fiksohet në pak më shumë se 20%.

Të dhënat e fundit i referohen vitit 2017, ndërkohë që diferenca me vitin paraardhës, është e ndjeshme.

Në 11 nga 12 qarqet administrata lokale, bashkitë dhe njësitë administrative kanë rritur stafin, ndërkohë që vetëm në Gjirokastër ka një pakësim të të punësuarve, nga 630 në 2016, në 583 gjatë 2017-ës.

Ndër qytetet që kanë pësuar një fryrje të konsiderueshme të administratës lokale është edhe Dibra me plot 138 punonjës.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat