fbpx

“Frymëzim për brezat e rinj”. Meta nxjerr foton e mjekes, ja ç’bëri ajo dje

Presidenti i vendit, Ilir Meta me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka dhënë një lajm të mirë.

Duke sjellë shembullin pozitiv të mjekes gjinekologe nga Peqini, Burbuqe Ajazi, e cila ndonëse në moshë pensioni vijon të qëndrojë në detyrë dhe të shërbejë me përkushtim, Meta tha se mjekja në fjalë dhe të tjerë si ajo janë shembull dhe frymëzim për brezat e rinj.

STATUSI I PLOTE

Mjekja gjinekologe, Burbuqe Ajazi, ndonëse prej vitesh e ka mbushur moshën e pensionit, vazhdon të shërbejë me shumë profesionalizëm, përkushtim dhe pasion në spitalin e Peqinit, duke u kthyer në shembull të jashtëzakonshëm frymëzimi për brezat e rinj të mjekëve dhe infermierëve.

Edhe pse në një periudhë të vështirë për të gjithë shëndetësinë shqiptare për shkak të situatës së pandemisë 🔴#COVID19, mjekja e nderuar dje në mbrëmje ka dalë në punë, dhe së bashku me stafin e mrekullueshëm të mjekëve të Peqinit, ka asistuar për lindjen e shëndetshme të një bebi👶 shumë të bukur! 😍

Duke i uruar jetë të gjatë dhe shëndet foshnjës së sapolindur, ndaj me prindërit gëzimin për lindjen e djalit të tyre në këto momente shumë të lumtura e të veçanta për ta. 🙏💐

Në këtë situatë të vështirë të gjithë kemi nevojë për lajme kaq të mira! ❤

Mirënjohje dhe falenderim të thellë për mjeken e nderuar Burbuqe Ajazi! 👏