Frymëzoi yjet si Michael Jackson e Rihanna, ndërron jetë nga koronavirusi këngëtari

Manu Dibango, muzikanti i famshëm nga Afrika ka ndërruar jetë pasi u infektua nga Covid-19.

Ai u infektua në Francë një javë më parë dhe për shkak të komplikacioneve nuk ka mundur të mposhtë dot virusin vdekjeprurës.

Muzika e tij ishte frymëzim për yjet e muzikës pop, duke filluar nga Michael Jackson te Rihanna.

Ylli i muzikës Jazz ndërroi jetë në spital në moshën 86-vjeçare, pasi qëndroi për më shumë se 1 javë.

Në Francë numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm dhe gjendja është drejt përkeqësimit.