fbpx

FSDKSH urdhër farmacive për të moshuarit, ja si do iu dorëzohen barnat

barna.jpg

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka nxjerrë një udhëzim për farmacitë. Sipas udhëzimit, të sëmurëve kronikë dhe të moshuarve mbi 65 vjeç që jetojnë vetëm, tashmë dorëzimi i barnave do iu bëhet në shtëpi.

Mjekët e përgjithshëm do të jenë ata që do komunikojnë nëpërmjet telefonit, sms, skype apo whatsupp me pacientët për t’i komunikuar recetën dhe më pas farmacisti përgatit barnat dhe mundëson dërgimin pranë banesës.

Në momentin e dorëzimit sipas udhëzimit duhet të zbatohet në mënyrë rigoroze distanca 1.5 m largësi dhe për të garantuar gjurmueshmërinë prapa recetës së marrë duhet që pacienti të nënshkruajë që e ka marrë.

urdher 1 urdher
<
>

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303