Shpronësim fshatarëve, tokën e marrin “strategjikët”

Qeveria shqiptare ka propozuar një ligj të ri i cili do të shkaktojë shumë debate. Mazhoranca synon nëpërmjet këtij projektligji të anulojë Aktet e Marrjes në Përdorim të Tokës Bujqësore në zonat bregdetare duke refuzuar regjistrimin e pronësisë së tyre në të gjitha rastet kur parcelat e tokave “janë zënë nga ndërtimet pa leje” ose janë zënë nga të ashtuquajturit “investitorë strategjikë”.

Sipas këtij projektligji, i cili titullohet “Për Përfundimin e Proceseve Kalimtare të Pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, toka bujqësore e shpërndarë më parë dhe për të cilën, fshatarët kanë aplikuar për ta regjistruar nën pronësi, duhet të plotësojë disa kushte, mes të cilave, kjo tokë “nuk duhet të jetë e zënë nga ndërtimet pa leje” si dhe “nuk duhet të jetë objekt i investimeve strategjike”.

“Toka që kalohet në pronësi, pa shpërblim, duhet të përmbushë, njëkohësisht, këto kushte: Të mos jetë zënë nga ndërtime pa leje, të të tretëve apo të vetë subjektit kërkues,” dhe “Të mos jetë objekt i investimeve strategjike, sipas ligjit nr. 55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë””.

Qeveria ka parashikuar në projektligj të kthejë edhe një herë të ashtuquajturat “Bono Privatizimi”. Sipas pikës 9 të nenit 19, pagesa për tokën e zaptuar mund të bëhet në lekë, ose në bono privatizimi.

Ligjin e plotë e gjeni këtu 

Lër një koment