Fshati shqiptar me 6 shtëpi, 72-vjeçari: Më mungon…

Screenshot_7-12.jpg

Fshati Luzhak në Shtimë të Kosovës është një nga fshatrat që ofron mjaft pamje piktoreske, e sidomos në stinën e vjeshtës, ku jeta është shumëngjyrëshe.

Por përtej faktit se është një fshat i qetë dhe i bukur, ai po përballet me një realitet mjaft të hidhur.

Ashtu si në shumë fshatra shqiptarë, edhe në Luzhak janë larguar pothuajse të gjithë.

Tashmë kanë mbetur vetëm 6 shtëpi dhe të vetmin që mund të shohësh në natyrë duke soditur dhe duke shijuar freskinë dhe qetësinë që fshati të ofron, është 72-vjeçariRexhep Ramadani.

72-vjeçari thotë:

Pjesën më të madhe të ditës e kaloj shatë ambienteve shtëpiake. Dikur e kemi punuar shumë tokën, në këtë vend është bërë buka shumë, por edhe gjërat bereqetet tjera janë bërë”

Më tej, ai shton:

Kemi ardhur prej Topillës para 100 viteve. Këtu kemi gjetur gjithë të mirat me përjashtim të shkollës, që është pak larg. Tash na ka ardhur asfalti dhe po i dërgojmë me veturë. Nuk është vend i keq për të jetuar, por rini është duke u larguar nga fshati e unë nuk po e kuptoj pse po e bëjnë këtë”

Rexhep Ramadani, thotë se ajo që i mungon më së shumti është shoqërimi me të moshuarit, sepse në këtë vend, ai ka mbet më i vjetri.

Ai thotë:

Kur po plaket njeriu nuk po ka çfarë të bëj, sepse jena mësuar me punue, e neve nuk po na le gjaku pa punuar”

72 vjeçari Rexhep Ramadani tregon për RTV Dukagjini se jetesa në Luzhak ka qenë gjithmonë e mirë, dhe ato pak fise që kanë qenë, kanë pasur harmoni mes tyre.

 

scroll to top