“Fshehën vrasjen e shqiptarit në Greqi”

Vrasja e shqiptarëve në Greqi. Një nga cështjet më të nxehta të aktualitetit. Më 26 nëntor, gazetari Aulon Kalaja, promovoi dokumentarin “Drjtësi për Pëllumbin”. Pëllumb Marnikolaj është një i ri i vrarë nga policia greke, pas shumë torturash cnjerëzore.

Në lidhje më këtë gjë, ka reaguar edhe sociologu Ergys Mertiri nëpërmjet një statusi në “facebook”

Statusi i plotë:

“Një ngjarje tronditëse e dëshmuar në një dokumentar të guximshëm nga Aulon Kalaja.

I riu Pëllumb Marnikollaj, vritet nga policia greke në rajonin e policisë, pas torturave çnjerëzore. Me pas i bëhet një autopsi e rreme dhe trupi, pasi mbahet i fshehur në morgun e një spitali dërgohet për t’u varrosur si anonim në një varrezë 40 km larg Athinës. Familja shqetësohet, shkon të kërkojë djalin, por ndeshet kudo me fshehjen e informacionit, ndërsa të gjithë avokatët tërhiqen nga cështja. Ata arrijnë ta gjejnë trupin në varrezë, pak momente para se të varrosej, fare rastësisht, falë një ndihme të dhënë nga një punonjës në morgun e spitalit.

Në ngjarje janë përfshirë strukturat e policisë, avokatë, prokurorë dhe një serë hallkash, të cilat bashkëpunojnë në krim, së bashku me Ambasadën Shqiptare në Athinë, e cila, jo vetëm nuk ka vepruar, por ka fshehur ngjarjen duke mos i treguar familjes. Pas skandalit të plasur në media, prokuroria hap dosjen e hetimit, por ka dy vjet që nuk ka lëvizur as gishtin, duke e lënë ngjarjen të harrohet.

Më shumë sesa dramën e tmerrshme të një familjeje, dhe harbutërinë e një shteti fqinj si ai grek, dokumentari tregon sesa i qelbur e i mbaruar është shteti ynë. Ambasada nuk jep asnjë llogari për fshehjen e informacionit, duke e lënë familjen pa trupin e të afërmit të vet, ndërkohë nuk lëviz as gishtin për t’i kërkuar prokurorisë greke informacion mbi hetimin apo të shtyje institucionet greke të avancojnë në zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë që e gjithë Greqia u ngrit në këmbë për vrasjen e një minoritari, lindur e rritur në Shqipëri, i vrarë në këmbim zjarri me policinë, shteti shqiptar nuk luan as gishtin kur shtetas shqiptarë vriten në rajonin e policisë, pa kryer asnjë krim, ku shkojnë vetëm për paraqitje deri në përfundimin e një gjykimi ku ata janë të pafajshëm.

Ky plehrë shtet është vrasës më i madh dhe më i ndyrë sesa urrejtja racore e policëve greke. Për t’u shënuar është edhe fakti që vetë grekët u ngritën në protestë kundr shtetit të tyre në rastin e Markolajt dhe protesta e organizuar në Athinë, kishte më shumë pjesëmarrës sesa protesta e organizuar në Tiranë. Fatkeqësisht duket se jetën e shqiptarit e vlerësojnë më shumë grekët sesa vetë shqiptarët!

Lër një koment