fbpx

“Fshehja” e vdekjeve nga Covid-19, flet Tritan Kalo: Asnjë ndërhyrje për…

7175638bd0425f58eb7c4abf13dce254_L.jpg

Mjeku Tritan Kalo theu heshtjen për akuzat që qarkullojnë, se po fshihet numri real i viktimave nga Covid-19.

Ai tha gjatë konferencës së Komitetit të Ekspertëve se nuk mund të thotë asgjë për rastet e vdekjeve në shtëpi, pasi me ato merren zyrat e gjendjes civile ose mjekët e familjes

Gazetarja: Ka pasur debate ku është përfshirë edhe politika sa i përket akuzave për fshehjen e numrit të viktimave. Doktor meqenëse ju jeni pjesë e spitalit Infektiv tashmë Covid1 a ka një protokoll se si ndahet viktimat nga Covidi, cili është protokolli dhe a përfshihet këtu ato raste që humbin jetën në banesë gjatë kësaj periudhe pandemie

Mjeku: Sa i përket rasteve të humbjes së jetës në shtëpi unë nuk mund t’iu them asgjë sepse ato merren zyrat e gjendjes civile ose mjekët e familjes. Ka të përcaktuar mirë ligjërisht kur plotësohet një skedë vdekje arsyet pse i sëmuri vdes. Pra që nga pranimi dhe momenti kur ndërron jetë. Arsyet pse i sëmuri vdes që nga pranimi evoluimi dhe në këto rate nuk bëhet asnjë ndërhyrje. Pra në këtë rast nuk mund  të jetë asnjë lloj falsifikim kush është shkaku parësor dhe ai dytë. Nuk ka asnjë ndërhyrje për shkakun e vdekjes. Mjekët, infermierët, stafi i gjithë po bëjnë një sakrifice maksimale, po rrezikojnë jetën për të ndihmuar qytetarët.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303