fbpx

Fshehu mbi 7 kg drogë në mur, pranga 29 vjeçarit shqiptar në Itali

droge.jpg

Një 29 vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane, pasi është kapur me lëndë narkotike në banesë.

Mediat italiane bëjnë me dije se autoritetet italiane kanë identifikuar shqiptarin i cili po qëndronte ilegalisht në vendin fqinj, si një person që trafikonte drogë në lagjen “Madonna di Campagna”.

Ndër të tjera thuhet se i riu shqiptar u ka hapur derën policëve të cilët kanë vënë re një shufër hashashi në tavolinën e kuzhinës, dhe disa mbështjellëse kokaine për paketimin e dozave.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303