Kanë nisur hetimet për ish-deputetin Myslim Murrizi. Ky i fundit akuzohet për fshehje të pasurisë, ndërsa bëhet fjalë për një shumë prej 60 mijë eurosh, gjatë kohës kur ishte deputet.
Kallëzimi për Murrizin është bërë nga Drejtoria e Krimit Ekonomik, nën akuzë për fshehje të ardhurash e pastrim parash.Përmes firmës firmës së tij ‘Murrizi 2009’ dyshohet se nuk ka deklaruar 60 mijë euro.
Advertisement