FSHF kërcënon klubet për financat

Komiteti-i-ri-i-ekzekutiv-i-FSHF-770x420.jpg

Komiteti Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit ka hedhur poshtë kërkesën e klubeve të Superligës për të rritur në pesë numrin e futbollistëve të huaj në fushë. Po ashtu, organi më I lartë drejtues I qeverisë shqiptare të futbollit zyrtarizoi datën për nisjen (24 gusht) dhe përfundimin (23 maj) të sezonit 2019/2020 të kampionatit elitar në vend.

Ky vendim erdhi edhe në lidhje me krizën financiare që disa klube kaluan gjatë sezonit të fundit. KE ka kërkuar që klubet të mbyllin detyrimet finaciare dhe të depozitojnë dokumentacionin deri në datën 31 korrik, në të kundërt rrezikojnë të mos licensohen.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303