fbpx

FSHF sfidon hapur politikën , pas deklaratës së kryebashkiakut Veliaj: Katër fusha futbolli dhuratë Tiranës

skender-halili.jpg

Pas deklaratës së kryebashkiakut Erion Veliaj se qeveria e futbollit shqiptar nuk ka bërë asnjë fushë në Tiranë. FSHF sfidon hapur politikën.

Sot Komiteti Ekzekutiv ka miratuar edhe projektin për të ndërtuar 4 fusha në qarkun e Tiranës.

NJOFTIMI – “Zgjerohet gama e ndërhyrjes infrastrukturore të FSHF-së për shtimin e terreneve sportive në Tiranë. Pas investimeve në 3 fushat e kompleksit “Skënder Halili” të Tiranës, punimeve dinamike në kompleksin Partizani, sot Komitetit Ekzekutiv i FSHF-së miratoi edhe propozimin për fillimin e punimeve për ndërtimin e 4 fushave të reja në qarkun e Tiranës.

Këto fusha do të ndërtohen në kuadër të projektit të FSHF-së për “100 fushat” ku në bashkëpunim me subjektet që vënë terrenin në dispozicion do të bashkëfinacohet në vlerën 50%. Fushat që do t’i shtohen inventarit të Tiranës do të jenë më konkretisht në zonën e Prezës, Paskuqani, Arbanës dhe në kompleksin “Football Republic” në Petrelë.

FSHF do të vazhdojë të kërkojë bashkëpunimin e të gjitha bashkive të vendit, individëve apo shoqatave që kanë dëshirë të bëhen pjesë e këtij projekti për të ndërtuar fusha të reja futbolli në të gjithë vendin.

Gjithashtu, FSHF fton të gjitha palët e interesuar që të aplikojnë për përfituar mbështetjen e Federatës për projektin 100 fushat”, shkruan FSHF në njoftimin e saj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303