fbpx

FSHF, topa dhe fanella për mjekët

shulku-pip-har-770x387.png

Federata Shqiptare e Futbollit, kësaj radhe ka bërë një nismë tjetër simbolike duke shprehur solidarizimin e saj me skuadrën e mjekëve, infermierëve dhe personelit sanitar të impenjuar në betejën kundër koronavirusit.

Postimi i plotë i FSHF:

Federata Shqiptare e Futbollit vlerëson maksimalisht Kombëtaren tonë, mjekët, infermjerët, sanitarët dhe shoferët e ambulancave të spitaleve Covid-1 dhe Covid-2, që në këtë kohë të pazakonshme po përballen me virusin vdekjeprurës Covid-19. Për të gjithë “lojtarët tanë”, FSHF vendosi të dhurojë në shenjë vlerësimi dhe mbështetjeje nga një fanellë dhe një top për fëmijët e tyre që të kalojnë me aktivitet sportiv këtë kohë të vështirë.

Sekretari Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, zhvilloi ditën e sotme një takim me Doktorët Pëllumb Pipero dhe Arjan Harxhi, duke i shprehur të gjithë vlerësimin e komunitetit të futbollit për guximin dhe punën e madhe që janë duke bërë këto javë në këtë “ndeshje” të vështirë. Dr. Pipero dhe Dr. Harxhi falenderuan Federatën e Futbollit për dhuratat e bëra dhe mesazhin e dhënë me shpalljen e punonjësve të shëndetësisë Kombëtarja jonë.

https://www.facebook.com/FederataShqiptareeFutbollit/videos/256380175549106/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303