Fshihet emri i Albin Kurtit, Vjosa Osmani kryeson listën e Vetëvendosjes

kurti-osmani.jpg

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar broshurën me listat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, ndërsa janë fshirë numrat e kandidatëve që u është mohuar kandidimi, mes tyre Albin Kurti.

Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, broshura këtë vit ka disa specifika më ndryshe pasi disa parti për shkak të vendimit të KQZ-së do të garojnë në zgjedhje me më pak kandidatë.

Në listat e publikuara nga KQZ, vërehet mungesa e Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut, derisa lista e Vetëvendosjes fillon nga numri 2 me Vjosa Osmanin. Nga lista e LVV-së është larguar edhe Bajram Mavrici me numër 31.

Nga lista e AAK-së mungon kandidati me numër 20 që ishte Gani Dreshaj, kurse te NISMA mungon numri 10 që ishte Vesel Krasniqi.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303