FSK parakalon sot për nder të 20-vjetorit të çlirimit nga trupat serbe

FSK-1-700x393.jpg

Njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të parakalojnë ditën e sotme në kazermën ‘Adem Jashari’, kjo për faktin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës nga trupat serbë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të jetë i pranishëm si dhe do të mbajë fjalim përpara ushtarakëve të FSK.

Ai është edhe Komandant Suprem i Forcave të Sigurisë të Kosovës.

Kujtojmë që ditën e djeshme në Prishtinë ndodhej ish-presidenti i SHBA-be, Bill Clinton më kuadër të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës nga Serbia.

Ai emocionoi me fjalët e tij dhe tha se e do popullin e Kosovës dhe se nuk do ta harrojë kurrë./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303