Ftesa e Ramës për opozitën, LSI qëndrim dyshues

Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbajtur një qëndrim dyshues sa i përket ftesës së kryeministrit Edi Rama për t’u ulur në tryezë dialogu pa kushte për Reformën Zgjedhore. Nëpërmjet ish- deputetit Edmond Panariti, kjo forcë politike ka argumentuar refuzimin e ftesës si një domosdoshmëri, pasi sipas tyre, Rama nuk kërkon një dialog të sinqertë ku mund të diskutohet gjithçka që palët kërkojnë.

“Thelbi i ftesës për dialog pa kushte nga shumica është ky: Ejani të flasim pa kushte, por atë që dua unë, por duke përjashtuar atë që kërkon ti…”, shkruan Panariti.