fbpx

Ftoi shqiptarët të rrëmbenin armët, Rama tall Berishën

Rama_berisha.jpg

“Bëjuni gati në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë do ushtojnë, o djem rrëmbeni armët. Ja vdekje ja liri!”, ishin fjalët e ish-kryeministrit Berisha në seancën plenare, ditën e enjte. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi kërkoi përjashtimin e Berishës nga Parlamenti për 10 ditë, pasi fjalët e tij nxisnin dhunë, ku Byroja e Hetimit vendosi të mos e përjashtonte.

Por nuk kishte si të mungonte reagimi i kryeministrit Rama në rrjete sociale. Ai ka postuar një video në ‘Instagram’, ku shfaqet një pulë e armatosur dhe në sfond luhet fjala e Berishës.

Gjithashtu, kryeministri ka përfshirë në video edhe fjalën e deputetit të PD, Dashamir Shehit, ku thotë: Po tashi, jemi disa këtu që ishte koha për të marrë armët dhe nuk i morëm./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *