fbpx

Fton edhe shqiptarët/ Vuçiç hap Qendrën serbe të biznesit në Dubai

640-0-61596a1b4094a.png

Presideni i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka ftuar zyrtarët shqiptarë dhe ata të Maqedonisë së Veriut që ta përdorin lirisht qendrën serbe të biznesit në Dubai.

Qendra që u hap si pjesë e Ekspozitës më të madhe Botërore EXPO 2020 në Dubai, mund të përdoret nga biznesmenë vendas të tyre.

“Unë i bëj thirrje përfaqësuesve të Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë që biznesmenët e tyre të përdorin hapësirën e qendrës së biznesit të Serbisë në Dubai, në mënyrë që ata të mund të ftojnë biznesmenët e vendeve të tyre që të flasin me njerëzit e Emirateve dhe të tjerët si të ishin të tyret.

Ne nuk kemi asnjë problem me këtë” tha Vuçiç.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303