‘Fu*king Corona’, Rama firmos vendimin për rindërtimin e shkollave dhe konvikteve nga tërmeti

017490effbf78deddfa73c6c3a1471b6_L.jpg

Kryeministri Rama ka bërë me dije firmosjen e Vendimit të Këshillit të Ministrave për financimin e parë të Programit të Rindërtimit për Arsimin.

Sipas Ramës, do të ndërtohen 59 shkolla të reja, godina të reja të të gjithë konvikteve të Universitetit Bujqësor dhe 4 godina të reja konviktesh në Qytetin Studenti.

“#FuckingCorona😷 nuk do t’i ndalë as do t’i zvogëlojë planet ambicioze të jetësimit të Programit të Rindërtimit të Shtëpive, Shkollave, Spitaleve e Qendrave Shëndetësore që u rrënuan nga tërmeti i 26 nëntorit👐🏿”, shkruan Rama përkrah vendimit të firmosur prej tij.

Reagimi i plotë:

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤️

Sapo u firmos Vendimi i Këshillit të Ministrave, për financimin e parë të Programit të Rindërtimit për Arsimin🇦🇱

🟢 59 SHKOLLA TË REJA

🟢 GODINAT E REJA TË TË GJITHË KONVIKTEVE TË UNIVERSITETIT BUJQËSOR

🟢 4 GODINA TË REJA KONVIKTESH NË QYTETIN STUDENTI

Kujtojmë se ky vendim vjen në kuadër të “Programi i Rindërtimit për Arsimin” pas tërmetit të 26 nëntorit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303