Fundi i “epokës” së Photoshop-it, Adobe krijon programin “demaskues”

Një nga temat më të diskutuara kohët e fundit janë fotot e përpunuara.

Vipat në mbarë botën akuzohen se fotografitë që ato shpërndajnë në rrjete sociale i modifikojnë dhe nuk nxjerrin ato që janë në realitet.

Në vazhdën e shpërndarjes së fotografive të rreme dhe videove, Adobe ka vendosur të krijojë një program të ri.

Punonjësit e kompanisë së ‘Adobe’ po krijojnë një aplikacion që do ndihmojë njerëzit të identifikojnë ndryshimet që iu bëhen fotografive dhe videove me ‘Photoshop’.

Ekipi i Adobe nuk kanë zbuluar akoma emrin e aplikacionit por shprehen se ky është një hap drejt krijimit të mjeteve që mund të identifikojnë ndryshimet komplekse duke përfshirë “manipulimet e trupit dhe redaktimet fotometrike , deri në detaje. /real-news.tv/