FUNDIT/ Eksploziv poshtë mjetit të administratorit të Vllaznisë

Një ngjarje shumë e rëndë raportohet nga Shkodra. Një sasi e dyshuar eksplozivi është gjetur poshtë makinës së administratorit të Vllaznisë, Suad Lici.

Sasia e dyshuar si tritol nuk ka shpërthyer. Forca te shumta policia ndodhen tek mjeti i cili është i parkuar në afërsi të banesës së Suad Licit, që ndodhet pranë stadiumit “Loro Boriçi”.

Pritet ardhja e eksperteve nga Tirana për të hapur këtë pako të mbështjellë me natriban.