fbpx

Fundjavë në bregdet, shqiptarët e Kosovës dynden drejt Shqipërisë

Screenshot_11-13.jpg

Temperaturat e larta dhe heqja e kufizimeve anti –Covid ka dyndur si çdo fundjave shqiptarët e Kosovës në drejtim të bregdeti tonë.Pasditen e kësaj të premtje një numër i madh qytetarësh kanë pritur në radhë në Morinë për të kaluar në vendin tonë në drejtim të qyteteve bregdetare.Duket se qytetarët kanë zgjedhur orët e pasdites për të kaluar në Shqipëri që fundjava ti gjejë pranë bregdetit.Për shkak të fluksit, policia kufitare në Morinë ka aplikuar procedurën e përshpejtuar dhe punën me kapacitet të plotë më gjashtë sportele për të shmangur radhët dhe pritjet e gjata.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303