Fundoset anija me emigrantë, nëna gjendet e vdekur e përqafuar me foshnjën

12 trupa të pajetë u gjetën në det, në jug të ishullit Lampedusa në Itali. Ngjarja duket se ka ndodhur si pasojë e përmbytjes së anijes, me të cilën po udhëtonin 50 emigrantë.

Mes viktimave, gjatë operacionit të rojeve bregdetare për kërkimin e tyre, u zbulua edhe trupi i një nënë të përqafuar me foshnjën e saj.

Anija e fundosur ishte nisur nga Tunizia me qëllim mbërritjen në Evropë dhe u përmbyt më 7 tetor, vetëm 6 milje larg ishullit.

Pasi thirrën për ndihmë, patrullat policore mundën të shpëtonin vetëm 22 persona.

Sipas mediave të huaja bëhet me dije se nuk përjashtohet mundësia që ka akoma trupa të tjerë rreth e rrotull.