fbpx

“Fundoset” LSI, Policia shpall në kërkim kandidatin për deputet, arreston 30-vjeçarin që ‘kopsiste’ pazaret

publik.jpg

Pas audio-përgjimeve të publikuara ditën e djeshme nga emisioni Breaking ku shfaqej kandidati i LSI në Tiranë, Etion Joka duke bërë pazare për blerje votash, Policia ka dalë sot me njoftimin duke bërë me dije se është shpallur në kërkim 32-vjeçari Joka.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë ndalimin për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, të shtetasit E. B., 30 vjeç, si dhe shpallën në kërkim për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”,” shtetasin E. J., 32 vjeç, kandidat për deputet i një subjekti politik për qarkun e Tiranës.

Në kuadër të procedimit penal, datë 23.04.2021 të SPAK dhe bazuar në pamjet filmike të transmetuara në media dhe  rrjete sociale, këta dy shtetas janë të dyshuar për një rast korrupsioni në fushatën zgjedhore.

Advertisement

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar disa kontrolle por deri tani nuk është bërë e mundur kapja e shtetasit E. J.

Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të shtetasit E. B., për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”,  dhe në ngarkim të shtetasit E. J., për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303