Fundoset në portin e Durrësit anija e peshkimit 60 ton

Porti-i-Durresit.jpg

Një anije peshkimi është mbytur në basenin portual të Portit të Durrësit

Ngjarja ka ndodhur te kalata e peshkimit, te ish-Kantieri Detar.

Anija e peshkimit “Klodi” 20 metra e gjatë me tonazh 60 ton ka pronar Adem Pojana. Ajo u fundos brenda pak minutash, në kalatën lindore vetëm pak pasi ishte sjelle aty nga deti ku kishte pësuar defekt.

Pronari i anijes kishte kërkuar ndihmën e rimorkiatorit për të ankoruar në breg peshkatoren pasi kishte pësuar defekt në det.

Por në portin më të madh të vendit problemi me i madh i të gjithë industrisë se peshkimit është mungesa e një kantieri detar për riparimin e anijeve të peshkimit

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303