fbpx

“Furtunë” tek bizneset, në “sitë” 1,819 subjekte në 10 ditë, 19.8 mln lekë vlera e shkeljeve

Tatimet-1.jpg

1,819 subjekte kanë kaluar në sitë në 10 ditët e para të Tetorit nga Hetimi tatimor në të gjithë vendin.

Nga kontrolli 602 subjekte janë konstatuar me shkelje të legjislacionit tatimor.

Vlera e penaliteteve të vendosura është rreth 19.8 milionë lekë.

Më konkretisht:

-8 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë), përkatësisht:

-50 subjekte janë konstatuar të paregjistruar në organet tatimore dhe është marrë masat e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së;

-149 tatimpagues janë konstatuar me shkelje për moslëshimit të kuponit tatimor (hera e parë);

-44 tatimpagues nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale, ndërsa 28 të tjerë nuk i mbanin në gjendje pune;

-118 subjekte janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *