Furtunë tek Hetimi Tatimor në Shkodër, largohet drejtori

Denoncimi i korrupsionit në portalin e bashkëqeverisjes Shqipëriaqëduam.al ka shkaktuar një furtunë të vërtetë në Drejtorinë e Hetimit Tatimor të Shkodrës.

Denoncimi i korrupsionit në portalin e bashkëqeverisjes Shqipëriaqëduam.al ka shkaktuar një furtunë të vërtetë në Drejtorinë e Hetimit Tatimor të Shkodrës.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, njëherësh Koordinatorja Kombëtare e Antikorrupsionit në prezantimin e rezultateve javore të luftës antikorrupsion bëri me dije se është kërkuar largimi nga puna i drejtorit të këtij institucioni dhe 21 inspektorëve të tjerë.

Po ashtu janë dhënë vërejtje me paralajmërim për largim nga puna për 1 përgjegjës sektori dhe 13 inspektorë të  hetimit tatimor.

Pikënisja e hetimeve të Task – Forcës Anitkorrupsion në Drejtorinë e Hetimit Tatimor siç thonë burime konfidenciale është bërë denoncimi me fakte dhe prova I një personi që nuk dihet ende nëse është apo jo biznesmen.

Fill pas këtij denoncimi Task – Forca Antikorrupsion ka ushtruar kontroll me objekt verifikimin e zbatimit të kuadrit ligjor në marrjen e masave administrative ndaj subjekteve ekonomike dhe ekzekutimin e tyre.

Gjatë kontrollit janë konstatuar një sërë shkeljesh të ndryshme të cilat lidhen me mosrespektimin e kritereve ligjore, shkelje të rregullave të inspektimit apo mangësi në plotësimin dhe mbajtjen e dokumentacionit përkatës.

Lër një koment