fbpx

Fustanet e nusërisë së Priyanka Choprës janë një ëndërr më vete

Screenshot_1-8.jpg

Aktorja e njohur Priyanka Chopra dhe këngëtari amerikan Nick Jonas zhvilluan një ceremoni gjigante martese që u nda në dy festa të mëdha.

Ata u kurorëzuan duke ruajtur traditat hindu të origjinës së aktores dhe ato krishtere. Çifti ndoqi traditat duke u veshur me veshjet tipike indiane.

Në festën e parë që mbajtën, Priyanka dukej e mahnitshme me veshjen e saj lehenga, në ngjyrë argjendi ndërsa Nick me një kostum blu elegant.

Nuk munguan askesorët e nuses, por ajo që na tërhoqi vëmendjen ishin tre trëndafilat e bardhë në flokët e saj të kapur.

Fotot e veshjes së tretë të saj kanë vetëm pak orë që kanë dalë, bashkë me ato të të ftuarve, të gjithë të veshur me veshje indiane. Mes tyre ishte edhe kryeministri Narendra Modi.

Në një intervistë të fundit, Priyanka dhe Nick folën për martesën dhe thanë se ishte ideja e Nick që të mbaheshin dy ceremoni martese.

 

Ndërsa fliste për martesën, aktorja tha se ishte nervoze por sapo pa fytyrën e Nick ajo e dinte që ishte vendimi më i mirë i jetës së saj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *