fbpx

Futbolli gjerman zbret i pari në fushë, rikthehet sot Bundesliga

Bundesliga  rikthehet në fushë për të mbyllur sezonin pas 64 ditësh pushim.

Pa tifozë dhe me një protokoll të rreptë sanitar dhe shëndetësor që duhet respektuar, duke nisur nga ora 15:30 e ditës së sotme janë në program gjashtë ndeshjet e javës së 26-të.

Futbolli gjerman jo vetëm që zbret I pari në fushë pas alarmit të pandemisë që pushtoi Europën, por do të shërbejë edhe si një model për të gjitha Ligat e tjera.

Kjo konfirmohet edhe nga faqet e para të gazetave më të mëdha sportive europiane. Disa e cilësojnë rikthimin e Bundesligës si një test, të tjera si një shpresë e madhe që ndizet për futbollin në kontinentin e vjetër.