fbpx

“Futbolli i tij ishte i tmerrshëm, kishim frikë nga tifozët”

Screenshot_1-4.jpg

Ylli i Everton Nikola Vlasic ka sulmuar ish-trajnerin e tij Sam Allardyce duke thënë se taktikat e tij ishin të tmerrshme dhe ka pranuar se Toffees kishin frikë nga tifozët e tyre.

Allardyce nuk pëlqehej nga shumica e tifozëve të klubit dhe as Vlasic nuk ishte një simpatizant i tiji.

Ish-trajneri i përfaqësueses angleze mori vendin e Ronald Koeman, i cili kishte blerë Vlasic në gushtin e vitit 2017.

21-vjeçari u huazua te rusët e CSKA verën e kaluar dhe tani ka thumbuar ish-trajnerin e klubit.

“Gjithçka ndryshoi kur u largua Koeman. Futbolli që preferonte Big Sam ishte i tmerrshëm, nëse mund të quhej futboll. Nuk e gjej veten te futbolli i tij. Ekipi kishte frikë nga tifozët.

“Këtë sezon, Marcos Silva luan ndryshe, futboll më të bukur, por nuk ka marrë rezultatet.”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303