fbpx

Futbolli italian zgjedh më në fund drejtuesin

gravina.jpg

Më në fund është zgjidhur ngërçi në Federatën Italiane të Futbollit (FIGC), që kishte rreth një vit pa President.

Moskualifikimi në Botëror solli largimin e Carlo Tavecchio dhe që atëherë nuk ishte zgjedhur një President. Por sot, Gabriele Gravina, kandidati i vetëm, është zgjedhur në këtë detyrë në Asamblenë e FIGC-së që u mbajt në Romë. Ai mori 97.2% të votave.

Presidenti i sapozgjedhur premtoi se për futbollin italian do të vijnë ditë më të lumtura: “Falënderoj të gjithë ata që më votuan dhe mbështetën. Kemi shpenzuar shumë energji për këtë konsensus. Dua të ndryshoj drejtimin e futbollit. Duam një rritje maksimale dhe profesionale. Do të përgjigjemi me fakte”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *