fbpx

Futbolli në alarm, mbrojtësi italian dyshohet i prekur me Coronavirus

edoardo-goldaniga.jpg

Virusi vdekjeprurës Coronavirusi po bëhet gjithnjë e më shumë një kërcënim për Italinë.

Në shtetin fqinjë përtej Adriatikut, numri i viktimave ka shkuar në 14, ndërsa janë infektuar mbi 528 persona. Ky virus me origjinë nga Kina ka prekur së fundmi edhe futbollin. Pas një 22-vjeçar emri i të cilit nuk bëhet publik dhe që luan në Serie C te skuadra Pianese mediat italiane raportojnë se i dyshuar për Coronavirus është edhe mbrojtësi i Genoas, Edoardo Goldaniga.

26-vjeçari është me prejardhje nga Codogno ku ka edhe familjen aty dhe është njëra nga vendet më të prekura nga ky virus. Mbrojtësit italian nuk i është lejuar të bashkohet me pjesën tjetër të ekipit dhe ai është duke u kujdesur nga stafi mjekësor i Genoas.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303