fbpx

Futbolli në zi, COVID-19 mposht ish-lojtarin e Korabit

albert-kaba-korabi.jpg

Albert Kaba, ish-lojtari i Korabit, është ndarë nga jeta. Dibranët e kanë njoftuar diçka të tillë në rrjetet sociale dhe sikurse kuptohet, ai ka luajtur edhe për Korabin e Dibrës së Madhe, që garon në Maqedoninë e Veriut.

Kaba ishte prekur nga COVID-19 dhe nuk ia ka dalë të mbijetojë.
“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se është ndarë nga jeta ish-futbollisti i Korabit, Albert Kaba duke humbur kështu betejën ndaj virusit vdekjeprurës”, shkruan klubi dibran.

“Berti ishte pjesë e familjes bardhekuqe për disa vite por do të mbahet mend si një Albert ikonë e futbollit Dibran pasi është gjetur gjithmonë pranë skuadrave të vendlindjes duke dhënë kontributin e tij në të gjitha mënyrat!

Gjendemi pranë familjes Kaba në këto momente të vështira dhe shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për humbjen. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij”, përfundon postimi i bërë nga klubi i Korabit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303