Futbolli në zi/ Ndërron jetë ish-futbollisti i kuqezinjve

Zeri.jpg

Një lajm i trishtë për të gjithë futbollin shqiptar. Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare ish-futbollisti i kombëtares kuqezi, Vasillaq Zëri. Ai ndërroi jetë pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Vasillaq Zëri është një prej lojtarëve më të mirë sulmues në historinë e futbollit tonë.

Ish lojtari i Shkëndijës dhe Dinamos është vlerësuar nga FSHF me titullin “Nderi i Futbollit Shqiptar”. /Real-news.tv/

 

scroll to top