20.5 C
Tirana
E martë, 21 Maj, 2024

TË FUNDIT

Futbolli shqiptar humb një ikonë, ndahet nga jeta paraardhësi i Armand Dukës

spot_img

Lajm i hidhur për futbollin shqiptar. Sot, në moshën 86-vjeçare është ndarë nga jeta një nga figurat më të mëdha të futbollit shqiptar, Miço Papadhopulli, ish-futbollist i Partizanit, trajner dhe pedagog te Instituti i Fiskulturës, mbante titullin Prof.Doktor. Një nga figurat më të spikatura në futbollin dhe sportin shqiptar.

Miço Papadhopulli ka lënë shenjë në drejtimin e futbollit në vend nga viti 1997-2002, ka qenë Presidenti i FSHF-së dhe prej vitit 2002 President Nderi i qeverisë së futbollit. Si një nga futbollistët më të mirë të viteve 1950-1960, “Daja”, siç e njohin të gjithë, fitoi plot 6 tituj kampion me skuadrën e Partizanit. “Mjeshtër i madh”, “Mjeshtëri i Merituar”, Miço Papadhopulli i fitoi të gjitha në jetën e tij profesionale, por mbi të gjitha respektin e të gjithë komunitetit dhe qytetarëve që e njihnin, si një njeri të qeshur dhe shumë human.

“Të dashur miq të familjes tonë të madhe të futbollit, me hidhërim të thellë dëshiroj të ndaj me ju lajmin e trishtë se Miço Papadhopulli, President Nderi i FSHF, një ish-mbrojtës i shkëlqyer, drejtues futbolli dhe mik i mirë, është ndarë nga jeta. Në këtë moment të vështirë për të gjithë ne, për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, gjej rastin t’i shpreh familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur. Kujtimet që na ka lënë, do të jenë të paharruara”, – reagoi presidenti i FSHF-së Armand Duka, sapo ka mësuar lajmin e dhimbshëm.

Homazhet në nder të Presidentit të Nderit të FSHF, do të zhvillohen tek Muzeu Kombëtar, ditën e sotme, nga ora 12:00 deri në orën 15:00.

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat