Bordi i klubit të Barcelonës ka nisur të konfliktohet me yjet e skuadrës së futur në karantinë pasi kërkon të zbatojë planet kombëtare për reduktim të rrogës deri në 70 përqind, teksa kriza e koronavirusit vazhdon të shkaktojë humbje të rënda jete në Spanjë.
Diario Sport raporton se ka shumë diferenca opinionesh mes dy palëve për faktin se cilët duhet të paguajnë për mbylljen e sezonit tre muaj para kohe.
70 përqind do të ishte një ulje dramatike për ujet e mëdhenj të Barcelonës, ku Lionel Messi paguehet aktualisht 600,000 euro në javë, pa llogaritur taksat apo bonuset e të drejtat e imazhit.
Antoine Griezmann fiton rreth 350 000 euro në javë, Luiz Suarez po ashtu dhe Gerard Pique rreth 300 000 euro.
Kapiteni Messi, Pique, Sergio Busquets e Sergio Roberto nuk e kanë miratuar propozimin, ose të paktën jo në masën 70 përqind.

