fbpx

Futbollisti i Bylis doli dje pozitiv! Testohen të gjithë lojtarët, ja rezultatet

Ditën e djeshme futbollisti i Bylis, Eridon Qardaku doli pozitiv me koronavirus.

Në një intervistë për Top Channel, futbollisti shkodran i Bylisit tregon se është në gjendje të mirë.

Futbollisti 19 vjeçar që ndodhet në Shkodër në izolim sipas protokollit thekson se do të donte të kryente një test tjetër për covid 19 pasi nuk e kupton se nga e ka marrë virusin duke qenë se ka respektuar karantinimin.

Ndërkaq mësohet se shokët e dhomës së Qardakut kanë rezultuar negativë në testet e tyre që përbën një lajm të mirë për ekipin ballshiot i cili është parashikuar të luajë ditën e mërkurë në orën 17:00 ndaj Tiranës, sfidën e parë post koronavirus të Kategorisë Superiore.