fbpx

Futbollisti i famshëm: Flija në rrugë dhe vidhja për të ngrënë

france-sakho.jpg

Mamadou Sakho sot është një futbollist i suksesshëm. I padiskutueshëm në formacion te Crystal Palace, ish-lojtari i PSG dhe Liverpool tashmë është grumbulluar edhe në kombëtaren e Francës.

Por, në një intervistë për CNN, qendërmbrojtësi ka zbuluar periudhën kur gjërat nuk shkonin aspak mirë për të: fëmijërinë.

“Kam pasur një jetë shumë të vështirë kur isha i vogël, por ato momente më ndihmuan që të rritesha dhe të bëhesha njeriu që jam sot. Ishim 7 fëmijë dhe babanë e humbëm kur unë isha 13 vjeç. Kam provuar urinë dhe të ftohtin kur fle jashtë, në rrugë. Kërkoja lëmoshë dhe vidhja vetëm që të fusja diçka në bark”, rrëfen Sakho.

Futbollisti shton se i kishte premtuar vetes se nëse një ditë do të bëhej dikushi, do të ndihmonte ata që vuajnë nga uria. Për këtë arsye, që në moshën 18-vjeçare hapi fondacionin e tij Amsak, me të cilin ndihmon spitalet e fëmijëve dhe vendet më në nevojë në Afrikë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *