fbpx

Futbollisti më i trofeshëm në histori pa skuadër, Flamengo synon të nënshkruajë me Dani Alves

Screenshot_4-6.jpg

Flamengo synon të përfitojë nga një mundësi e madhe që i ofron tregu. Pas David Luiz, tani po tenton të sjellë në skuadër, Dani Alves. Lojtari më i trofeshëm në historinë e futbollit aktualisht është pa skuadër pasi u largua nga San Paulo për probleme që kishte me pagat.Sipas TodoFichajes, bordi i klubit të Rio de Janeiro ka kontaktuar agjentët e mbrojtësit të djathtë dhe marrëveshje mund të arrihet shpejt nëse plotësohen kushtet ekonomike.Kontrata do të ishte për një sezon plus një tjetër opsional. Dani Alves tanimë 38-vjeçar po përballet me fundin e karrierës së tij të suksesshme sportive.Ky do të ishte ekipi i tetë i mbrojtësit që majat i arriti me skuadrën e Barcelonës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303