fbpx

Futbollisti serb: Nuk e mbaj lulëkuqen sepse më kujton bombardimet në fshatin tim

matic.jpg

Nemanja Matiç ka shpjeguar në Instagram pse nuk e mbajti lulëkuqen përkujtimore në fanellë gjatë ndeshjes Bournemouth-Manchester United.

Mesfushori serb I United shkroi në rrjetin social se vendosi të mos e mbante pasi I kujton kohët kur fshati i tij në Serbi bombardohej, teksa ai ishte vetëm 12 vjeç. Bombardimet ishin pjesë e sulmit të NATO-s që doli në mbrojtje të Kosovës, në vitin 1999.

30-vjeçari serb shkroi: “E kuptoj dhe e respektoj arsyen pse njerëzit mbajnë lulëkuqen dhe kam keqardhje të plotë për ata që kanë humbur të dashurit e tyre për shkak të konflikteve. Gjithsesi, mua më kujton sulmin që kam parë kur kam qenë i vogël, një 12-vjeçar që jetonte në Vrelo, dhe vendi im u shkatërrua nga bombardimet. Kështu që unë nuk mund ta mbaj lulëkuqen. Shpresoj që të gjithë ta kuptojnë dhe ta pranojnë arsyen time, në mënyrë që të përqendrohem te futbolli”.

Lulëkuqja përkujtimore është një simbol që përdoret që nga viti 1921 në Mbretërinë e Bashkuar për të rënët në luftë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *