fbpx

Futet me armë në lokal, tmerrohen qytetarët, Policia kap 38-vjeçarin, zbulon se…

Një 38-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit, pasi ka hyrë me armë zjarri në lokal, duke shkaktuar panik te të pranishmit, që më pas kanë lajmëruar dhe policinë.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me forcën “Shqiponjat”, pas telefonatës së marrë në sallën operative të DVP Durrës se në ambientet e një lokali ndodhej një person i armatosur, organizuan punën dhe menjëherë shkuan në adresën e dhënë nga qytetari.

Shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi pas kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë “Ekol”, të cilën e mbante pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg.