Gabimet e shpeshta që bëhen gjatë aktivitetit fizik

Wide-Grip-vs-Close-Grip-Pull-Ups-for-Back-Development.jpg

Këto janë gabimet që bëhen shpesh kur ushtroni aktivitet fizik

  1. Të fillosh aktivitet të intensitetit të lartë pa bërë nxemje.
  2. Të ushtrohesh çdo ditë pa pushim! Muskujt e ushtruar me pesha duhet të pushojnë minimalisht 48 orë nga ushtrimi në ushtrim.
  3. Të vonuarit e vaktit pas palestrës më shumë se 30min. E mira është të konsumohet një vakt i vogël me proteina dhe karbohidrate menjëherë pas ushtrimit me pesha.
  4. Të ushtruarit më shumë seç duhet: nëse ndjeni lodhje dhe dhimbje të vazhdueshme të muskujve duhet të bëni më shumë pushim.
  5. Gabimi kryesor – konsum i pamjaftueshëm i ujit! 8-10 gota në ditë janë të domosdoshme për të gjithë ata që ushtrojnë aktivitet fizik.

Një vakt ideal pas palestrës mund të jetë shembulli mëposhtëm:

  • 1 kupë kos (8gr proteina) ose 1 gotë qumësht pa yndyrë.
  • 1 lugë recel boronice ose recel tjetër (0gr proteina).
  • ¼ kupe stika (9gr proteina) ose 50gr djathë.
  • 2 banane (2gr proteina) ose 1 kupë qershi.

Rreth 1 orë përpara ushtrimit mjafton të merret 1 frut për çdo orë palestër plus 3-4 arra.

 

scroll to top