Gabriel Garko gay? Gazetarja italiane: Teatër i madh, e ka bërë deklaratën për para

garko.jpg

Disa ditë më parë, aktori i njohur italian, Grabiel Garko habiti të gjithë opinionin publik duke deklaruar se ishte gay.

Garko rrëfeu gjithçka në emisionin “Big Brother Vip”, ku lexoi një letër për ish-të fejuarën e tij.

Megjithatë, një gazetare italiane është shprehur së fundmi se e gjitha është një “teatër i madh” dhe se Garko e ka bërë deklaratën për para.

Gazetarja Selveggia Lucarelli thotë se aktori ka marrë jo pak, por 60 mijë euro. 30 mijë për rrëfimin në Big Brother dhe 30 mijë të tjera për daljen në emisionin “Verissimi”.

“Garko gjithashtu ka dashur të çlirohej nga ajo barrë, pa dyshim, por sipas burimeve të mia, ai e bëri këtë gjë edhe për shumën “modeste” 60 mijë euro. Sa e vërtetë është? Këtë nuk e di”, shtoi ajo.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303