fbpx

Gadishulli i Karaburunit përfshihet nga flakët, nuk dihet asgjë për zjarrfikëset, banorët: Flakët janë aktivizuar një natë më parë

F2910D01-B969-43A7-9831-ED5C2E798C48.jpeg

Një sipërfaqe pyjesh në gadishullin e Karaburunit është përfshirë nga një zjarr masiv. Mësohet se flakët janë aktivizuar një natë më parë dhe era ka favorizuar përhapjen e tyre.

Pamjet e publikuara nga Panorama tregojnë se një sipërfaqe e madhe me bimësi është përpirë nga zjarri.

Vetë banorët janë shprehur se zjarri ka nisur një natë më parë, por nuk është shuar ende, pavaraësisht se ata janë përpjekur të ndihmojnë me mjete rrethanore.

Nuk dihet nëse në këtë zonë kanë shkuar forcat e zjarrfikëses për të shuar flakët apo jo.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303