fbpx

Gafa e mediave britanike, ngatërrojnë Taynën me të dashurën e Tyga-s

Media britanike, Daily Mail,  shkruan se i ka zbuluar identitetin  të dashurës misterioze të reperit, Tyga, duke sqaruar se vajza është reperja shqiptare Tayna.

Në fotografitë e shpërndara, vihet re qartë se vajza krah Tygës nuk është artistja nga Kosova. Por në shkrimin e të përditshmes britanike, janë postuar imazhet nga rrjeti social i Taynës me flokë rozë, njësoj si vajza që shoqëron reperin me famë botërore. Ende nuk ka një reagim nga Tayna për këtë çështje.

30-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Michael Ray Stevenson u vu re në një protestë masive në pasditen e së martës në Hollivud. Ai bëri edhe postime në Instagram ku tregonte turmën e madhe të njerëzve që pròtestonin për drejtësi dhe kundër racízmit.