fbpx

Gafa e policisë greke çon padrejtësisht në pranga 2 shqiptarë: Ngatërruan kokainën me…

gjykatal.jpg

Një prokuror publik në veri të Greqisë la të lirë dy persona të arrestuar për trafik droge, pasi autoritetet pranuan se substanca e bardhë e sekuestruar në makinën e tyre ishte pudër adezivi dhe jo kokainë.

Sipas asaj që raporton e përditshmja Kathimerini, prokuroria tërhoqi akuzat për posedim dhe trafik droge kundrejt dy shqiptarëve të moshës 38 dhe 44 vjeç, pasi këta të fundit dolën në gjykatë të mërkurën në qytetin verior të Selanikut.

Një laborator shtetëror ku u analizua pudra tha se substanca e sekuestruar nga policia, që fillimisht u besua se ishte kokainë, në fakt ishte pudër për ngjitjen e drurit, pjesërisht e kristalizuar për shkak të temperaturës së lartë në bagazhin e makinës së tyre.

Dy shqiptarët u mbajtën të ndaluar për 2 ditë, ndërsa autoritetet konfiskuan telefonat e tyre celularë, makinën dhe 2,900 euro, që dyshonin se ishin përfitime nga trafiku i drogës.

Megjithatë, kur u vërtetua se në fakt pluhuri i bardhë nuk ishte kokainë, dy shqiptarët u lanë të lirë dhe iu kthyen edhe sendet e tyre.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303