Gafa e Schalkes i jep avantazhin City-it

Schalke 04 e ka nisur në mënyrën më të keqe ndeshjen ndaj Manchester City-it për fazën e 1/8 të Ligës së Kampioneve.

Skuadra gjermane ka bërë një gafë në mbrojtje që i ka kushtuar shumë, duke pësuar golin e parë.

Ishte minuta e 18′ kur një top i nisur nga mesfusha drejt portierit të Schalkes i cili bën një gafë të rëndë dhe është Sergio Aguerro që nuk gabon para portës.

Megjithatë, ka ende kohë që gjermanët të rikuperojnë gabimet e tyre. /real-news.tv/