fbpx

Gafa e Trump, sugjeroi për të sëmurët me Covid-19 injektim me dezinfektant

2020-02-11T002003Z_632750683_RC20YE9CZDI6_RTRMADP_3_USA-ELECTION-TRUMP.jpg

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shkaktuar mjaft polemika me sugjerimin e tij të fundit lidhur me Covid-19.

Presidenti Trump është kritikuar nga komuniteti mjekësor pasi sugjeroi kërkime nëse koronavirusi mund të mjekohet duke injektuar dezinfektant në trup.

Ai gjithashtu propozoi rrezatimin e trupave të pacientëve me dritë ultraviolet, një ide e hedhur poshtë nga një mjek në konferencë.

“Pra, supozojmë se duhet ta godasim trupin me një dritë të fuqishme, qoftë ultravjollcë apo jo.”, tha presidenti, duke iu drejtuar Dr. Deborah Birx, koordinatore e Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin, “dhe mendoj se ju thatë se kjo gjë nuk është kontrolluar, por do ta testoni atë.

Dhe atëherë unë them, supozojme se e futët dritën brenda trupit, të cilën mund ta bëni ose përmes lëkurës ose në ndonjë mënyrë tjetër. Dhe unë mendoj se keni thënë që do të provoni edhe këtë.

Më tej shikoj që dezinfektanti e shkatërron virusin për një minutë. Një minutë. A ka ndonjë mënyrë që mund të bëjmë diçka të tillë, ta injektojmë apo thjesht të bëjmë një pastrim?”

Sigurisht që sugjerimet e Trump u pritën me kritika nga ekspertët të cilët e quajtën ‘të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm”, me idetë e tij lidhur me koronavirusin.

Nëse njerëzit do të merrnin parasysh idetë e Trump kjo do të ishte katasrofike, pasi efektet e dezinfektuesve në organizëm janë shkatërrimtare.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303